Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
FBI kohët e fundit paralajmëroi konsumatorët të mos i përdorin stacionet e karikimit publik, falas. Sipas FBI, mashtruesit kanë arritur të infektojnë pajisjet me malware ose softuer që mund t’u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.
“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra në terren e FBI-së në Denver.
“Hacker-at kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të futur malware dhe softuer monitorues në pajisje. Mbani me vete karikuesin tuaj dhe kordonin USB dhe përdorni një prizë elektrike në vend të tyre.”
FBI ofron udhëzime të ngjashme në faqen e saj të internetit për të shmangur karikuesit publikë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)