play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

ENCE është ekipi i radhës që siguron gjysmëfinalen në PGL Antwerp Major CS:GO

today20/05/2022

Background
share close

Ekipi i ENCE është duke treguar lojë fantastike, pasi mposhti ekipin danez, Copenhagen Flames për të siguruar gjysmëfinalen në PGL Antwerp Major CS:GO.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’, filloj me mapin e zgjedhur nga Copenhagen Flames, ‘Vertigo’, ku në pjesën e parë rezultati ishte i thellë 12:3 në të mirë të ekipit ENCE, në pjesën e dytë ekipi danez filloj të rikthehet duke arritur të fitojë shtatë raunde, por në fund ENCE e përmbylli mapin me rezultat 16:10.

Në mapin e dytë ‘Nuke’, i zgjedhur nga ekipi fitues, pjesa e parë shkoj në të mirë të ekipit Copenhagen Flames 9:6, por edhe kësaj radhe ekipi ENCE tregoj lojë fantastike duke e përfunduar mapin me rezultat 16:12, dhe ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes edhe njëherë ishte Lotan ‘Spinx’ Giladi, me 50 eliminime dhe 28 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.47.

Me këtë fitore ekipi i ENCE ka siguruar gjysmëfinalen dhe do të takohet me fituesin e ndeshjes Na’Vi – Heroic, nesër (e shtunë).

Formacioni i ekipit ENCE:

Lotan ‘Spinx‘ Giladi

Olek ‘hades‘ Miskiewicz

Paweł ‘dycha‘ Dycha

Marco ‘Snappi‘ Pfeiffer

Pavle ‘Maden‘ Bošković

/Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%