Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Neuralink-u i Elon Musk, plani ambicioz përmes të cilit synohej të rifitohej lëvizshmëria e njerëzve që kishin pësuar dëmtime të shtyllës kurrizore, duke futur një çip në tru, aktualisht po eksperimentohet me majmunë.
Manjati nga Afrika e Jugut është shprehur gjithmonë se gjërat “po ecnin mirë” dhe e ka përshkruar eksperimentin si “të sigurt dhe të besueshëm”. Megjithatë, versioni i tij bie ndesh me atë të ofruar nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësi të Përgjegjshme, pasi kjo organizatë thotë se majmunët i janë nënshtruar “vuajtjeve ekstreme” si rezultat i “kujdesit jo të përshtatshëm” që është treguar për to.
“New York Post” ka publikuar denoncimin e kësaj organizate, që thotë se të paktën 15 nga 23 majmunët e Universitetit të Kalifornisë të përdorur në projekt, midis viteve 2017 dhe 2020, kanë ngordhur, ndërsa vetëm 7 kanë mbijetuar: “Ata nuk u dhanë majmunëve kujdesin e duhur veterinar. Përveç kësaj, ata përdorën procedura shumë invazive për të bërë implante truri dhe për të eksperimentuar mbi kafshët”.
Gjithashtu, Komiteti prezantoi disa shembuj të dëmtimeve të pësuara nga kafshët. Njërit prej tyre i mungonin gishtat e duarve dhe këmbëve, ndërsa një majmuni tjetër i kishin futur në tru elektroda që i shkaktonin të vjella.
Përveç kësaj, Komiteti ka njoftuar se do të bëjë një ankesë kundër Universitetit të Kalifornisë, i cili është financuar me rreth 1,4 milionë dollarë nga Neuralink për të kryer eksperimentet.
Nuk dihet ende nëse publikimi i këtij lajmi do të pengojë Elon Musk për të nisur eksperimente të tilla edhe me njerëzit, të cilat janë parashikuar për në vitin 2023.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)