play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Ekonomi

695 Results / Page 52 of 78

Background

Aktualitet

Bie çmimi i një fuqie nafte në tregun ndërkombëtar

Çmimet e naftës ranë nën nivelin 105 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot, pasi frika mbizotëroi sërish mes tregtarëve se ngadalësimi ekonomik do të godasë kërkesën për naftë, duke lënë në plan të dytë furnizimet e ngushta. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie për dorëzim në muajin shtator pas mesditës ishte me 1.62 dollarë më i ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 104.65 dollarë. […]

today19/07/2022

Aktualitet

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është  1.74 euro Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë        1.63 euro Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas                 0.78 euro Këto çmime vlejnë për datën 19 korrik ora 10:00, dhe janë valide 24 orë, bën të ditur ministria.

today19/07/2022

Aktualitet

ZRrE’ja nuk e përjashton mundësinë e shtrenjtimit të rrymës sërish

arifat për energjinë elektrike mund të rriten sërish gjatë këtij viti, varësisht prej krizës energjetike dhe importit në muajt e dimrit. Pas takimit që grupi parlamentar i AAK-së, pati të martën me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, u tha se aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëpo kurdo që ka rritje të importit të energjisë elektrike, kostot duhet të reflektohen. Një gjë e tillë u kundërshtua […]

today19/07/2022

Politikë

BE vendos bankën më të madhe ruse Sberbank në listën e sanksioneve

Bashkimi Europian ka vendosur bankën më të madhe ruse Sberbank dhe kreun e firmës gjigante të zinkut dhe bakrit UMMC në listën e zezë të individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetjen e pushtimit të Moskës në Ukrainë, sipas një draft dokumenti nga Reuters, shkruan The Guardian. Lista e re me 48 zyrtarë dhe nëntë entitete që do të futen në listën e zezë të sanksioneve, e përgatitur nga shërbimi i […]

today19/07/2022

Aktualitet

Masa e Qeverisë për punësim, ku duhet të lajmërohen bizneset dhe ata që duan të punësohen

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar kriteret për bizneset dhe të papunët që duan të përfitojnë nga masa e fundit e Qeverisë për “punësim të garantuar”, raporton Gazeta Express. Qeveria ka vendosur që t’i ndihmojë me 70% të pagës bruto (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj, bizneset që marrin punëtorë, e këta të fuindit duhet të mos e kenë asnjë familjar tjetër të punësuar. “Ne do t’i […]

today18/07/2022

Aktualitet

Murati: Benzina u lirua për 30 centë, duhet të ketë tavan edhe për bukën e artikuj tjerë esencialë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar caktim të çmimit tavan për artikujt esencialë, pasi tha se po vazhdon abuzimi me çmime, raporton Gazeta Express. Murati tha se çmimi tavan për produktet e naftës tashmë po ka efekt, dhe një metodë e njëjtë tha se mund të përdoret edhe në ndërhyrjen që Qeveria planifikon ta bëjë në çmimet e produkteve bazike. “Ju siç e keni pa, një vendim që tashmë […]

today18/07/2022

Aktualitet

Këto janë çmimet e derivateve për 24 orë

Maksimumi një litër naftë sot do të shitet 1 euro e 74 cent, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë. E litra për benzinën do të kushtojë 1 euro e 63 centë. Çmimet vlejnë prej orës 10:00. Çdo ditë ministria publikon çmimet maksimale të naftës për 24 orë. Vendimi për marzhën e naftës ka ardhur pas shtrenjtimit të çmimit të naftës si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare.  

today18/07/2022

Aktualitet

Azemi: S’ia vlen të bisedohet për pagë minimale nën 500 euro, të lejohet tërheqja e Trustit

Punëtorët e sektorit privat po kërkojnë që paga minimale të mos jetë nën 500 euro, kjo për shkak të rritjes së çmimeve në vend, derisa kanë kërkuar edhe ndarjen e mjeteve nga Trusti. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha në një konferencë për media se duke marrë parasysh situatën aktuale që po mbretëron në vend, nuk ia vlen as të bisedohet për pagë […]

today15/07/2022

Aktualitet

Dorëzohet në Kuvend peticioni për lejimin e 30% të mjeteve të Trustit, mbi 21 mijë nënshkrime

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit sot kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve nga të gjitha komunat. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që t’iu plotësohet kjo kërkesë urgjente, pasi që sipas tyre gjendja ekonomike e qytetarëve është rënduar me ngritjen e çmimeve. Adnan Jashari, iniciator i peticionit ka thënë se kërkesa është e drejtpërdrejt nga qytetarët dhe […]

today15/07/2022