play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

661 Results / Page 46 of 74

Background

Aktualitet

Ministria e Tregtisë: Nga sot nuk do t’i përcaktojmë çmimet e derivateve

Sot ka përfunduar afati prej një muaji i udhëzimit administrativ, të cilën e kishte nxjerrë Qeveria Kurti për të caktuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në Kosovë. Si rrjedhojë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për 30 ditë kishte përcaktuar çmimin tavan për çdo 24 orë. Ministria ka njoftuar se masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të […]

today25/07/2022

Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja për lejimin e eksportit të grurit nga Ukraina

Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi. Zyrtarët […]

today22/07/2022

Aktualitet

Kurti: Çështja e energjisë mbetet prioritet i lartë i Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin e Solareve në Kosovë për vitin 2022, që ka për qëllim promovimin e investimeve në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe është organizuar nga Ministria e Ekonomisë, me mbështetjen edhe të Agjencisë Zhvillimore USAID. Kryeministri Kurti nisi fjalën e rastit me krizën botërore energjetike dhe sfidat e papara në këtë sektor. Ai theksoi se çështja e energjisë mbetet prioritet […]

today22/07/2022

Aktualitet

Ulet çmimi i grurit, arrin në nivelet e para luftës në Ukrainë

Ulet çmimi i grurit në nivelet e muajit shkurt, kohë kur lufta Rusi-Ukrainë nuk kishte nisur. Çmimet janë ulur pas marrëveshjes së arritur në Turqi për t’i hapur rrugë eksporteve të sigurta në botë. Një ton grurë shitet sot në bursë me çmimin e muajit shkurt. Çmimi është përgjysmuar, teksa në Turqi është arritur një marrëveshje të vërtetë mes Moskës dhe Kievit për të zhbllokuar sasinë që Ukraina nuk ka […]

today22/07/2022

Aktualitet

ZRRE: Qeveria s’ndau subvencionet, po kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka treguar se furnizuesi i energjisë elektrike ka paraqitur kërkesë zyrtare pranë këtij institucioni për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, meqë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar subvencionimin siç ishte zotuar. Një kërkesë e tillë është bërë pas trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike. ZRRE-ja në komunikatë thotë se brenda 20 ditëve punë presin arsyetim nga […]

today22/07/2022

Aktualitet

Ministri Murati: Subvencionimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur të domosdoshme ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionomin e importit të energjisë elektrike.Gjatë raportimit në Komisionin hetimor për krizën energjetike, Murati tha se për çdo cent të ndarë ekziston baza ligjore. “Çmimet e larta të importit dhe rënia e bllokut Kosova B, shtojnë nevojën për subvencionim të energjisë”, tha ai. Megjithatë, Murati tha se 90 milionë euro të zotuara […]

today22/07/2022

Aktualitet

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, studimi i fizibilitetit pritet të kushtojë afro 2 milionë euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duke folur para deputetëve tha se kostoja e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro. “Kjo marrëveshje bashkëfinancimi ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove në mes […]

today21/07/2022

Aktualitet

Lirohen nafta e benzina, publikohet tavani i çmimeve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për dy centë në krahasim me ditën e djeshme, njëjtë edhe ai i naftës,  shkruan Reporteri.net. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.72 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.58 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është […]

today22/07/2022

Aktualitet

Kurti s’përmend shtrenjtim të ri të rrymës: Do t’i ndihmojmë këta konsumatorë

Kryeministri Albin Kurti tha se po përgatisin një masë për t’u dalë në ndihmë një shtrese të konsumatorëve shtëpiakë. Duke folur në Kuvend për situatën energjetike dhe parlajmërimin për një krizë të re, Kurti tha se përmes subvencionimit të disa konsumatorëve, synojnë ta ulin shpenzimin e energjisë elektrike. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së deputetes Hykmete Bajrami nëse do të ketë sërish shtrenjtim të rrymësm raporton Gazeta Express. “Ministria është […]

today21/07/2022

0%