Qeveria ndan 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin
Qeveria e Kosovës, sot ndau 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin. Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike. Në mbledhjen e sotme, ekzektuvi themeloi edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së […]