play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Dy organizatat terrroriste, Kurti: Njoftova aleatët 5 ditë para vendimit, s’pajtohemi gjithmonë

today11/07/2023

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën për “Hard Talk” të BBC-së është pyetur edhe rreth koordinimit me aleatët sa i përket veriut. Kurti ka thënë se i kanë njoftuar ndërkombëtarët pesë ditë para se ta merrnin vendimin për shpalljen e dy organizatave terroriste.

Kurti ka thënë se Kosova koordinohet, por jo gjithmonë pajtohet me ndërkombëtarët për të gjitha çështjet, shkruan Express.

“Unë jam kryeministër i Kosovës sepse Kosova është Republikë. Pesë ditë përpara se ta merrnim këtë vendimin që i shpallëm këto dy organizata terroriste, ata ishin të njoftuar për atë se çfarë do të bëjmë. Ne koordinohemi, por kjo s’do të thotë që ne pajtohemi gjithmonë për të gjitha çështjet”, ka thënë Kurti.

Lidhur me shpalljen terroriste të dy organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” ka pasur reagime të faktorit ndërkombëtar.

“Ne përsërisim thirrjen për të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritjen e mëtejme të tensioneve dhe që urgjentisht të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën aktuale në veri të Kosovës në linjë me propozimin e bërë nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, më 22 qershor dhe deklaratës së BE-së të 3 qershorit”, kisthe thënë Peter Stano.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit kanë deklaruar se Kosova nuk është koordinuar me ta e as me partnerët e tjerë perëndimorë lidhur me vendimin e ndërmarrë për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%