Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tek shumë njerëz, gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është që kapin telefonin dhe kalojnë pak kohë në të, ndërkaq më pas kalojnë edhe kohë para laptopit.
Sipas ekspertëve, pajisjet elektronike në përgjithësi kanë një dritë që duhet “drita blu”, e cila nxit një, siç e quajtën ata, epodemi të mungesës së gjumit, e cila rrjedhimisht bën që të na shfaqen rrudhat në fytyrë.
Ekspertja e lëkurës, Johanna Ward dha detaje në lidhje me këtë që quhet si plakje e përshpejtuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Drita blu me energji të lartë mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në sy dhe lëkurë duke shkaktuar plakje të përshpejtuar, jo vetëm nga ekspozimi i drejtpërdrejtë, por nga aftësia e lëkurës sonë për të riparuar veten”, ka thënë ajo për The Sun.
Sipas saj, një gjë që është vërtetuar është se ekspozimi ndaj dritës blu mund të ndërhyjë në gjumin tuaj dhe përveç stresit në trupin tuaj, një periudhë e gjatë kohore pa gjumë çon në dëmtimin e lëkurës tuaj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)