Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në vend se të na trashë, po del se djathi na mbron nga shtimi në peshë
Hulumtuesit kanë dashur të mësojnë, se pse francezët hanë aq shumë djathë dhe ende kanë trup të formësuar.
Në mënyrë që të mësohet pse djathi nuk ndikon në shtimin peshë, është krijuar në hulumtim me tre grupe njerëzish.
Në grupin e parë kanë hyrë ata që përdorin shumë qumësht, në grupin e dytë ata që hanë shumë djathë dhe në grupin e tretë, ata që kanë dietë të kontrolluar, transmeton Telegrafi.
Duke i analizuar urinën dhe mostrat krahasuese, ka dalë se njerëzit që hanë shumë djathë, kanë diçka të pazakontë në zorrët e tyre.
Tek këta njerëz është gjetur se kanë shumë butirate, që janë acide të cilat i luftojnë yndyrat.
Në testet e bëra në kafshë, është gjetur se këto acide e ndihmojnë metabolizmin dhe e luftojnë obezitetin.
Për të përmbledhur të gjitha, njerëzit që hanë djathë, kanë më shumë butirate në trup, të cilat ndalojnë shtimin në peshë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)