play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Dita Botërore e Larjes së Duarve, OBSH: Parandalohen sëmundjet vdekjeprurëse

today15/10/2024

Background
share close

Gjatë pandemisë një nga çështjet që mori shumë vëmendje nga autoritetet shëndetësore dhe përfaqësues të politikës ndërkombëtare ishte promovimi i shpeshtë i larjes së duarve, një kujtesë që tingëllonte e çuditshme, por që në fakt ky zakon kishte filluar të humbiste rëndësinë e vet, duke u bërë gjithnjë e më i rrallë në jetën e individëve.

15 Tetori është dita për të kujtuar rëndësinë e këtij veprimi si shumë jetik në disa momente gjatë ditës, i cili ul në mënyrë domethënëse sëmundje si diarreja e pneumonia, të cilat shkaktojnë edhe vdekje sidomos në zona me akses të limituar për kujdes shëndetësor. Por a kanë të gjithë sot akses ndaj ujit të rrjedhshëm?

Sipas OBSH-së mbi 800 milionë fëmijë sot në botë kanë mungesë të kushteve për larjen e duarve me ujë dhe sapun në shkollat e tyre.

Gabime që duhen shmangur:

Larja pa sapun

Larja shumë e shkurtër ( të paktën 20 sekonda)

Mos tharja e duarve ( duart e lagura transferojnë baktere më lehtë se ato të thara)

Prekja e sipërfaqeve të pista fill pas larjes së duarve ( si doreza e dyerve të tualeteve, shkarkuesi i ujit etj)

Larja e duarve pjesërisht pa përfshirë pjesën e sipërme, mes gishtave apo thonjtë.

Përdorimi i ujit të ngrohtë, ( nuk vret më shumë mikrobe se uji i ftohtë ndryshe nga perceptimi që është krijuar. Uji i nxehtë mund të thajë lëkurën, duke çuar në çarje dhe duke i bërë duart më të ndjeshme ndaj infeksionit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%