play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Cili është sekreti i lumturisë sipas psikiatrit amerikan, Robert Waldinger

today26/02/2024

Background
share close

Cili është sekreti i lumturisë? Vlera e marrëdhënieve personale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në një botë të lidhur përmes teknologjisë së lartë të internetit, sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”.

Për mirëqenien emocionale dhe më gjerë, lidhjet me të tjerët janë thelbësore.

Psikiatri amerikan, Robert Waldinger zbuloi rëndësinë e të pasurit të paktën dy njerëzve të besuar për t’u drejtuar në kohë nevoje.

“Të kesh lidhje të forta dhe domethënëse me të tjerët përmirëson lumturinë dhe shëndetin”, tha ai.

“Kultivoni miqësi të thella dhe angazhohuni në aktivitete pasionante për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror”, shtoi Waldinger.

“Ndarja e shqetësimeve dhe stresit me të tjerët ndihmon trupin të kthehet në një gjendje ekuilibri”, theksoi psikiatri amerikan, Waldinger.

“Ju gjeni një ekuilibër pasi stresi zhduket, duke ndarë gjendjen tuaj të agjitacionit. Një shembull? Kur kthehem në shtëpi dhe flas me bashkëshorten time, unë qetësohem”, tha Waldinger. / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%