Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një nga keqkuptimet më të mëdha kur bëhet fjalë për konsumin e ujit të gazuar është se ai dëmton smaltin e dhëmbëve dhe shkakton kavitete.
Në fakt, kavitetet shkaktohen nga bakteret, të cilat mjedisi acidik i vret në 99 për qind të rasteve.
Uji i gazuar me pH 3.5 është një mjedis që vret bakteret dhe është i dobishëm për shpëlarjen e gojës dhe mishrave të dhëmbëve.
Prandaj është mirë të pini një ose dy gota ujë të gazuar pas një vakti.
Në vend të shpëlarjeve të shtrenjta të gojës me pH 3-3,5, është më e shëndetshme të pini një gotë ujë të gazuar dhe të shpëlani gojën me të. Përveç kësaj, merren minerale ushqyese dhe trupi hidratohet.
Një studim i vitit 2001 i botuar në Journal of Oral Rehabilitation thotë se “ujërat minerale ofrojnë një alternativë të sigurt për pijet acidike më erozive dhe përbërjet e tyre komplekse të joneve minerale mund të ndikojnë pozitivisht në çdo proces të shpërbërjes së sipërfaqes së dhëmbit”.
Ka përfitime të shumta që mund të sjellë konsumimi i ujit mineral të gazuar – ai ndihmon në detoksifikimin e trupit, nuk përmban kalori, plotëson elektrolitet dhe gjithashtu mund të jetë një burim i mineraleve thelbësore.
Pra, duhet t’u besoni ekspertëve se uji i gazuar është një zgjedhje e shkëlqyer. /Shqip.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)