Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Xhenxhefili është një nga ushqimet më medicinale që përdoret për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Shumë njerëzve u pëlqen të pinë çaj xhenxhefili dhe një nga kombinimet e preferuara është çaji i xhenxhefilit me mjaltë, limon dhe hudhër, për të përmirësuar imunitetin.
Megjithatë, duhet konsumuar me kujdes pasi xhenxhefili nuk i përshtatet të gjithëve. Ka njerëz që nuk duhet të konsumojnë xhenxhefil, veçanërisht ata me probleme të caktuara shëndetësore.
Xhenxhefil dhe ilaçe për presionin e gjakut
Disa medikamente për të kontrolluar nivelet e presionit të gjakut mund të ndërveprojnë me xhenxhefilin. Niveli i presionit pastaj bëhet shumë i ulët, kështu që ritmi i zemrës mund të shqetësohet. Nëse jeni duke marrë ilaçe për presionin e gjakut, mos përdorni xhenxhefil pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj.
Xhenxhefil dhe gurë në tëmth
Opinionet janë të ndara, me disa ekspertë që rekomandojnë përdorimin e xhenxhefilit për heqjen e gurëve në tëmth, ndërsa të tjerë besojnë se është më mirë ta shmangni atë fare. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj përpara se të filloni të konsumoni xhenxhefil. Nëse ai miraton, shikoni sasinë.
Xhenxhefil dhe antikoagulantë
Xhenxhefili hollon gjakun, që do të thotë se duhet të shmanget nga njerëzit që marrin ilaçe kundër mpiksjes ose kanë çrregullime të gjakderdhjes.
Xhenxhefil dhe ilaçe për të kontrolluar diabetin
Xhenxhefili mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe është i mirë për diabetikët që kontrollojnë nivelet e tyre të sheqerit vetëm përmes dietës. Por në kombinim me ilaçe, xhenxhefili mund të ulë shumë sheqerin në gjak dhe të rrisë rrezikun e hipoglikemisë. Prandaj, diabetikët që marrin ilaçe ose insulinë mund të përdorin xhenxhefil vetëm pas një konsulte paraprake mjekësore.
Xhenxhefili dhe shtatzënia
Gratë shtatzëna shumë shpesh përdorin xhenxhefil për të lehtësuar të vjellat e mëngjesit, por ju duhet ta përdorni atë vetëm me këshilla mjekësore. Hulumtimet e deritanishme kanë prodhuar rezultate të përziera, fakti shqetësues është se xhenxhefili mund të rrisë rrezikun e abortit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)