play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Cher flet për ish-bashkëshortin me të cilin arriti famë botërore: Më mori të gjitha paratë

today20/11/2024

Background
share close

Cher deklaroi në librin e saj të kujtimeve se ish-bashkëshorti Sonny Bono ia mori të gjitha paratë e saj. Ata ishin të martuar nga viti 1964 deri në vitin 1975 dhe kishin edhe një partneritet biznesi.

Ata u takuan në vitin 1962 dhe arritën një karrierë muzikore. Albumi i tyre i parë u quajt “Look at Us”. Në një moment, ata kishin deri në pesë këngë në listën e 50 më të mirëve të Billboard. Vetëm Beatles dhe Elvis Presley arritën të njëjtin sukses.

Të dy drejtuan shfaqjen e CBS, “The Sonny & Cher Comedy Hour” në vitet 1970. Rreth 30 milionë njerëz e ndoqën këtë shfaqje çdo javë.

“Më mori të gjitha paratë. Mendova: ‘Ne jemi burrë e grua’. Gjysma është e tij dhe gjysma është e imja. Nuk më shkoi mendja se kishte rrugë tjetër’, ka shkruar ajo.

Sonny themeloi kompaninë ‘Cher Enterprises’. Rreth 90 për qind ishte në pronësi të tij, dhe pesë për qind ishte në pronësi të avokatit të tij. Ai ndërroi jetë në vitin 1998.

“Do të doja ta pyesja: ‘Soni, në çfarë pike vendose që mund të më marrësh të gjitha paratë?’”, tha ajo. Ajo pohon gjithashtu se ai e pengoi të rrinte me miqtë e saj. Ai e fajësoi atë për mashtrimet e tij.

“U zgjova herët një mëngjes, mendoj se ishte rreth orës pesë, dhe thjesht mendova, ‘Nuk do ta bëj më këtë. Do ta lë atë’”, zbuloi ajo. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%