Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të njohura për jetëgjatësi dhe për lëkurë të rrudhosur, breshkat nuk konsiderohen si një prej krijesave më të bukura të natyrës.
Breshkat janë në thelb zvarranikë. Ato karakterizohen nga një guaskë që zhvillohet nga brinjët e tyre dhe që shërben si një mbulesë mbrojtëse.
Të gjitha e kanë mbështjellësin e fortë, i cili përbëhet nga pjesa e shpinës dhe e barkut, ndërsa i vogël është numri i breshkave me mbështjellësin e butë.
Përveç kësaj, breshkat janë banorë të planetit Tokë qe më shumë se 250 milionë vjet, ndërsa qeniet njerëzore janë “vetëm” qe 3.5 milionë vjet.
Ka më shumë se 300 lloje të tyre, ndërsa jetojnë në det, në lumenj e liqe.
Më e madhe është breshka ujore megjithëse ato nuk vënë vezë nën ujë, edhe pse marrin frymë nën ujë. Kur kërcënohen këto krijesa të bukura mund të futen brenda lëvores së tyre.
Breshkat karakterizohen nga aftësia e tyre për t’i mbrojtur vezët dhe trupin e tyre në gëzhojën e tyre të fortë.
Në të vërtetë, gëzhoja e tyre është e krijuar nga rreth 50 kocka. Mirëpo, megjithë dukjen e fortë nga jashtë, nëse e lëndoni breshkën, ajo ka nerva dhe i ndjen lëndimet.
Kur për dikë themi që është “metuzalem”, kjo do të thotë që jetojnë gjatë, ndërsa breshkët jetojnë më shumë sesa të gjitha shtazët tjera: 50, 100, ndërsa disa deri në 200 vjet!
Nuk kanë dhëmbë, sillen rreth e rrotull dhe kanë shikim të shkëlqyeshëm, në errësirë shohin më mirë se njerëzit dhe më mirë i dallojnë ngjyrat. Ushqehen kryesisht me ushqim bimor, ndërsa kur janë në rrezik breshkët futen në mbështjellës.
Ekzistojnë më shumë se 300 lloje të ndryshme prej të cilave shtatë lloje jetojnë në ujërat e detit, 180 lloje në ujërat e ëmbël, ndërsa llojet e tjera jetojnë në tokë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)