play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Burimet e BE-së: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

today09/06/2023

Background
share close

Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%