Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/08/2022
Britney Spears e ka publikuar dhe më pas e ka fshirë një video 22 minutëshe me akuza të reja për 13 vitet që kaloi nën kujdestarinë e babait babai që kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.
“Ata thjesht më vranë. U ndjeva plotësisht e refuzuar nga familja ime. Mendoj se gjëja kryesore që mbaj mend kur filloi gjithçka ishte – kontrolli i babait tim. Atij gjithmonë i pëlqente të kontrollonte gjithçka që bëja”, citohet të ketë thënë këngëtarja.
Spears u vendos me forcë nën mbikëqyrjen e babait të saj, Jamie Spears dhe avokatit Andrew M Wallet, pas sjelljeve të çuditshme të saj në publik për disa muaj në vitin 2008. Britney pohoi se veprimi që nxiti ndalimin ishte se ajo “i kërkoi mjekut me theks britanik t’i përshkruante ilaçe… tri ditë më vonë kishte një ekip SWAT dhe tre helikopterë në shtëpinë e saj”.
Ajo e përshkroi “përmasën e çmendurisë së saj” si “lojë ndjekjeje me paparacit, e cila edhe sot e kësaj dite është një nga gjërat më argëtuese që ajo ka bërë me famën” dhe e kishte pyetur veten se çfarë kishte kaq të dëmshme në gjithë këtë.
Këngëtarja ka pohuar se kujdestaria ishte e paracaktuar, me sa duket duke iu referuar Lou M Taylor, ish-menaxheres së saj dhe figurës që besohet se ia kishte futur në kokë babait të saj idenë e kujdestarisë.
“Nuk kishte drogë, alkool, asgjë në trupin tim. Ishte abuzim i pastër, ndërsa nuk e kam treguar as gjysmën e tij”, ka deklaruar 40-vjeçarja.
Si reagim ndaj videos, nëna e saj, Lynne Spears, postoi një fotografi me Britneyn në Instagram me një mbishkrim të gjatë duke këmbëngulur se ajo ishte përpjekur ta ndihmonte vajzën e saj.
Spears ka theksuar tutje se u dërgua në punë menjëherë pasi kaloi dy javë në spital kur ajo ishte “plotësisht e traumatizuar dhe jashtë vetvetes”.
“Më kujtohet vetëm që duhej të bëja atë që më thanë, më thoshin çdo ditë që isha e plotë, se duhet të shkoja në palestër… nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë kaq e demoralizuar… për shkak të tyre ndihesha si asgjë dhe pranova sepse kisha frikë”, ka thënë ndër të tjera ajo në video.
Gjithashtu, këngëtarja ka theksuar se në këtë moment të jetës së saj “ka pushuar së besuari në Zot”, ndërsa ka shtuar: “Nuk e dija se si mund t’i lejoja 40 njerëz të largoheshin nga shtëpia ime çdo ditë dhe të më detyronin të punoja nga ora 8:00 deri në 18:00, duke më shikuar secilën herë teksa zhvishesha në dush, pa privatësi, pa derë, pa asgjë… Nuk mund të pija as cigare. Të dënuarit me vdekje mund të pinë cigare”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)