Ish kryeministri britanik David Cameron emërohet sekretar i Jashtëm i Britanisë
Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, riformatoi Qeverinë. Cameron, 57 vjeç, që kishte qenë kryeministër nga 2010 deri më 2016, dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Zyra e Sunakut tha më 13 nëntor se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameronit t’i jepet ulëse në Dhomën e […]