Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në muajin shkurt
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se ka mundësi që Rusia të mund të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, thotë Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Emily Horne. Deklaratat, presidenti amerikan i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Gjatë bisedës, Biden ka rikonfirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me vendosmëri një invazioni rus […]