Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Më pas ata u transferuan para Kryeministrisë, ndërsa mbanin pankarta me mbishkrime “Mitrovica është Shqipëri”. Qytetarët u shprehën se Serbia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe sindroma antishqiptare, ndërsa kanë protestuar në mënyrë paqësore. Ata i kanë kërkuar kryeministri Edi Rama të heqë dorë nga Ballkani i Hapur. […]