play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Bllokimi i pikës kufitare në Merdar shton fluksin në pikat e tjera kufitare

today28/12/2022

Background
share close

Edhe këtë të mërkurë pika kufitare në Merdar vazhdon të mosjetë e qarkullueshme, për shkak të vendosjes së barrikadave afër pikës kufitare të Merdares.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për televizionin publik se ende është i bllokuar qarkullimi i pikës kufitare në Merdar.

Sipas Kelanit nuk ka asnjë lëvizje në këtë pikë kufitare.

Ndryshe nga mbrëmë grupe të serbëve, në territorin e Serbisë, kanë bllokuar rrugën me mjete të ndryshme.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës. Kjo pasi që, siç bënë me dije kjo ministri grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Bllokimi i pikës kufitare në Merdar, ka shtuar fluksin në pikën kufitare tek Dheu i Bardh. Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore.

Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%