play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Bizneset shqiptare nga Cyrihu dhurojnë mbi 100 mijë euro për Fondin e FSK-së

today25/04/2022

Background
share close

Me iniciativën e biznesmenëve kosovarë në Zvicër, Qahil dhe Ramadush Emini, në Cyrih janë mbledhur 125 mijë franga (121 mijë euro) për Fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Para pak kohësh Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, fond i cili ka për qëllim të mbështesë nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mjetet e mbledhura nga fondi i FSK synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës. Të shumtë kanë qenë qytetarë dhe biznese të cilët e kanë mirëpritur iniciativën për të kontribuar në fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kësaj iniciative i është përgjigjur pozitivisht edhe pronari i firmës “Emi Sanitar” nga Cyrihu, Qahil Emini.

Ai së fundi ka organizuar një mbrëmje ku ka bërë bashkë mbi 15 biznese dhe individë të cilët bashkërisht kanë mbledhur rreth 125 mijë franga, mjete këto të cilat i janë dërguar fondit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Qahil Emini, për albinfo.ch ka treguar se kjo iniciativë ishte një formë për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen për atdheun. Emini, tutje ka thënë se është momenti i duhur që të japim kontributin tonë, gjithsecili në mbështetje të shtetit dhe Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Biznesmeni nga Cyrihu, së bashku me vëllanë e tij Ramadush Emini, kanë bërë që për një kohë të shkurtër të mbledhin biznese nga rrethi i Cyrihut me pronarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët i janë përgjigjur ftesë për të dhënë kontributin e tyre.

Qahil Emini, këtë iniciativë, siç ka treguar për albinfo.ch e ka bërë me besimin e plotë që ka në institucionet e Republikës së Kosovës. Emini, shpreson që këtë veprim do ta ndjekin edhe biznese të tjera, që sipas tij janë të shumtë në Zvicër.

Emini është shprehur se pret që fondi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë transparent të paktën për mjetet e mbledhura dhe orientimin në fushën sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ai shpreson që aksione të natyrave të tilla do të ketë edhe në të ardhmen dhe thotë që Kosova nuk duhet të ndihmohet vetëm përmes fondeve për zhvillim, por edhe duke investuar direkt në ekonominë e shtetit të Kosovës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%