Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një ekip i studiuesve i zgjedhur nga Parlamenti Evropian ka vënë në pah mangësitë në mbrojtjen e kabllove nënujore të fibrave optik.
Ky studim paraqiti thirrjet për mbrojtje ushtarake – veçanërisht në dritën e kërcënimeve nga Rusia dhe Kina.
Në këtë studim, ekipi i zgjedhur nga komiteti për Siguri dhe Mbrojtje në Parlamentin Evropian, dëshmuan se BE-ja po mbet prapa në mbrojtjen e infrastrukturës kryesore.
Mediet e huaja raportojnë se përderisa vendet e tjera po ofronin mbrojtje gjithëpërfshirëse në këtë fushë, qasja e anëtarëve të BE-së ishte shumë e pakoordinuar, thanë ata, dhe kjo çoi në zbrazëtira të sigurisë, përcjell Telegrafi.
U vu në pah se në veçanti disa nga vendet anëtare e trajtuan mbrojtjen e kabllove dhe pjesës tjetër të infrastrukturës nënujore si një prioritet kryesor, përderisa vendet e tjera e kishin lënë si çështje private.
Për shembull, Franca dhe Portugalia e shohin mbrojtjen e kësaj infrastrukture si pjesë qendrore të planifikimeve ushtarake, përderisa Danimarka si shembull tjetër, mbrojtjen ia kanë lënë kompanive private.
Për më tepër, u kritikua se kjo çështje është adresuar në nivel të BE-së, por se nuk ka asnjë program ose katalog të masave që çojnë tek zgjidhja e problemit.
Ky studim gjithashtu flet edhe për kërcënimet aktuale ndaj infrastrukturës.
Këtu theksohet se sulmet e vogla të bëra si për shembull te kabllot e fibrave optike mund të trajtohen, por në të njëjtën kohë, sipas studimit, ka disa pika të cenueshme.
Sipas studiuesve, kjo është problematike pasi disa shtete e kanë mundësinë dhe ndoshta edhe synimin për të shfrytëzuar këto dobësi. Një referencë e qartë u bëhet kërcënimeve të nga Rusia dhe Kina.
Në këtë drejtim, përmendet fakti se NATO veçse ka vërejtur ngritjen e aktiviteteve të nëndetëseve ruse në afërsi të kabllove nënujore që nga viti 2015. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)