play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

BE dhe SHBA i quajnë paqësore protestat e serbëve me barrikada: Kosova na siguroi se s’ka listë për arrestimin e tyre

today29/12/2022

Background
share close

Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje situatën e krijuar në Veri.

Në këtë deklaratë thuhet se BE dhe SHBA janë të shqetësuara për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen maksimalisht, të marrin veprime për deeskalim të situatës dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet”.

BE dhe SHBA thonë se janë duke punuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjetjen e një zgjidhje politike për t’i ulur tensionet.

“Ne jemi duke punuar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti që të gjejmë një zgjidhje politike, në mënyrë që t’i ulim tensionet dhe të pajtohemi për rrugën drejt interesave të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies për të gjitha komunitetet.

Ne mirëpresim garancinë e lidershipit të Kosovës për të konfirmuar që nuk ekzistojnë lista për arrestimin dhe persekutimin e qytetarëve serbë të Kosovës  për protesta paqësore/ barrikadat. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdof ormë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në deklaratë.

Në fund të deklaratës thuhet se të gjitha obligimet e dialogut duhet të implementohen pa vonesë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%