Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/04/2022
Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar në periferi të Prishtinës për posedim të mallrave të kontrabanduara. Aty janë kapur mbi 8 mijë litra vaj motorik të kontrabanuara me origjinë nga Irani.
Siç njofton Dogana, transmeton Gazeta Express, vlera e mallit llogaritet të jetë mbi 10 mijë euro dhe shmangiet nga detyrimet doganore janë rreth 7 mijë euro.
Njoftimi i plotë i Doganës:
Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me kete rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).
Vlera ketij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.
Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)