play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Baraliu: Kushtetutës i nevojiten përmirësime, Kosova të përcaktohet si shtet i shqiptarëve

today11/04/2022

Background
share close

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se nevojiten përmirësime në Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht në preambulën e saj, ku Kosova do të duhej të përcaktohej si shtet i shqiptarëve dhe etnive tjera të saj.

I ftuar në emisionin SOT të KTV-së të hënën, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kushtetutës që u shënua më 9 prill, Baraliu tha se këto ndryshime do të duhet të ndodhin, pasi që Kushtetuta e parë e vendit është imponuar nga ndërkombëtarët, duke lënë qytetarët kosovarë pa një Republikë dhe pa një Kushtetutë, të cilën ata do të dëshironin.

“Ka nevojë për përmirësime në gjithë tekstin e Kushtetutës, që nga preambula për arsye se për fat të keq, përkundër rëndësisë që ka ky dokument, është përcaktues edhe i Republikës dhe legjislacionit në tërësi. Preambula për shkak se është përgatitur dhe është servuar, për të mos thënë imponuar nga të huajt, nuk ishte as vullneti i shprehur i qytetarëve të saj për të pasur një Republikë dhe një Kushtetutë çfarë ata do të donin”, ka thënë ai.

Sipas Baraliut, në preambulë është shënuar vetëm e ardhmja e Kosovës dhe jo e kaluara, ndërkohë që në çdo kushtetutë të vendeve sovrane në pjesën e preambulës shënohet edhe e kaluara e shtetit dhe popullit.

Ai ka thënë se me Kushtetutë do të duhej të përcaktohej se Kosova është shtet i shqiptarëve si popull shumicë dhe i etnive tjera që jetojnë në të, si dhe të përcaktohet edhe e kaluara historike e komunitetit më të madh dhe e të tjerëve.

“Për shkak të rrethanave në të cilat është shpallur Republika e Kosovës, nuk kemi arritur që të jemi sovran në përpilimin e Kushtetutës dhe në përcaktimin e natyrës së shtetit”, tha ai.

“Në nenin e parë të Kushtetutës do të duhej të ishte shkruar se ky është shtet i shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në të. Megjithatë është shtet multientik e jo shtet nacional dhe prandaj nuk është përmendur e kaluara sa dramatike po ashtu edhe heroike e popullit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Të shtunën, më 9 prill, Republika e Kosovës shënoi Ditën e Kushtetutës. Në këtë datë të vitit 2008 është ratifikuar Kushtetuta, kurse ka hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaarit, duke u dhënë të drejta specifike grupeve minoritare.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%