play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Avokati i Gramoz Vokrrit dorëzon në gjykatë padinë ndaj FFK-së

today28/03/2022

Background
share close

Përfaqësuesi ligjor i Gramoz Vokrrit, Arbër Krasniqi, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës për ndalimin e kandidimit të Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe pezullimin e vendimit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate.

Ai ka thënë se më këtë rast është deponuar një padi dhe një kërkesë që kanë të bëjnë me çështjet e lartë-përmendura.

“Po ne kemi bërë një padi dhe një kërkesë për propozim për lejimin e masës së përkohshëm ndalim të ekzekutimit të vendimit apo mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së. Padia është dorëzuar sot dhe sipas ligjit për konfliktet administrative gjykata ka për detyrë që këtë masë ta vendosë brenda afatit treditorë”, bëri të ditur Krasniqi, citon KosovaPress.

Pas dorëzimit të padisë, ai ka thënë se FFK më këto dy vendime ka bërë shkelje të të gjitha afateve ligjore në të gjithë procedurën e marrjes së këtyre dy vendimeve.

“Kemi bërë dy padi, njëra padi është për anulimin e vendimit në lidhje me kandidimin e z.Vokrri dhe tjetra është për propozimin e masës së përkohshme në lidhje me komplet procedurën që është udhëhequr deri më tani pasi që janë shkelur të gjitha afatet ligjore…Në bazë të analizës së lëndës dhe të gjitha rregullave, ligjeve primare dhe sekondare dhe udhëzimeve administrative të cilat janë në fuqi janë shkelur të gjitha afatet ligjore”.

“Nuk janë njoftuar organet kompetente me të drejtë e ne veçanti të njëjti i është mohuar e drejta e ankesës në bazë të 127 të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. Pra, në momentin kur një kandidati i refuzohet e drejta e kandidimit, i njëjti ka afat 30 ditorë për të bërë ankesën dhe në këtë rast nuk është realizuar kjo e drejtë, do të thotë i është pamundësuar kjo e drejtë. Më datën 24 e ka pranuar vendimin për ndalim që nuk mund të kandidojë ndërsa më datën 6 prill është paraparë të mbahet kuvendin për zgjedhjen e kryetarit”, tha në fund Krasniqi.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është caktuar të mbahet më datën 6 prill 2022.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%