play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

clubfmuser

10801 Results / Page 24 of 1201

Background

Aktualitet

Japonia do të lirojë rezervat kombëtare të naftës

Kryeministrja Sanae Takaichi, ka deklaruar se Japonia do të fillojë të nxjerrë në shitje një pjesë të rezervave të saj kombëtare të naftës të enjten, në përgjigje të shqetësimeve në rritje për furnizimin. Takaichi tha në një postim në X se “nga kjo javë më 26, ne do të fillojmë të nxjerrim në shitje rezervat kombëtare”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Japonia tashmë shfrytëzoi rezervat private javën e kaluar për të […]

today24/03/2026

Art & Kulturë

“ARKA” do të prezantojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Spanjë

Monodrama “ARKA” vazhdon rrugëtimin e saj ndërkombëtar, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për skenën teatrore kosovare, shkruan KultPlus. Shfaqja është selektuar për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës Otras Voces, i cili mbahet në La Abrego, Spanjë. Në këtë festival, “ARKA” do të prezantohet para publikut ndërkombëtar si përfaqësuese e Kosovës, duke sjellë një tjetër dëshmi të potencialit artistik vendor në arenën […]

today23/03/2026

Show Biz

Rita Ora “djeg” skenën në premierën e filmit “He Bled Neon” në SXSW

Rita Ora po tërheq vëmendjen me rolin e saj në filmin “He Bled Neon”, i cili debutoi në festivalin prestigjioz SXSW. Ajo luan një karakter eksotik, një ish-anëtare e grupit, e pasionuar dhe e pamëshirshme, e përshkruar si një nga momentet më të spikatura të filmit. “…Luftim brutal trup më trup – dhe një moment veçanërisht shpërthyes që përdor Megan [Rita Ora] – vërtet bie në sy. Kritikat e para […]

today23/03/2026

Aktualitet

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë për t’u bërë pjesë e FSK-së

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve vazhdon të rritet ndjeshëm. Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë kryeqytetin, ekipet mobile të Forca e Sigurisë së Kosovës janë vendosur në terren për të informuar dhe inkurajuar të rinjtë që t’i bashkohen ushtrisë. Në qendrat kryesore të vendit, përfshirë Prishtina, ekipet […]

today23/03/2026

Aktualitet

Lojtarët e Sllovakisë flasin për ndeshjen ndaj Kosovës

Futbollistët e Sllovakisë, Ondrej Duda, David Krçik dhe Martin Valjent, të dielën kanë dhënë opinionet e tyre për ndeshjen kundër Kosovës. Tre futbollistët e Sllovakisë e kanë cilësuar të vështirë ndeshjen. Por ata thonë se Sllovakia duhet ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendës. Ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 luhet më 26 mars në Bratislavë. Sllovakia të dielën ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj “Dardanëve”. Mesfushori […]

today23/03/2026

Aktualitet

AKK fillon projektin për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale në 24 zona

Projekti shumë i rëndësishëm për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka filluar në 24 zona kadastrale. Ky projekt ka për qëllim adresimin e mospërputhjeve ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme. Në kuadër të tij do të realizohen procese të rëndësishme si: zyrtarizimi i transaksioneve joformale, regjistrimi i trashëgimive, matja e gjendjes […]

today23/03/2026

Aktualitet

Kryeziu: Interpretimet pa nene janë “përralla juridike”, Kushtetuta shkelet vetëm në raste serioze

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar interpretimet publike të Kushtetutës që nuk bazohen në dispozita konkrete ligjore, duke i cilësuar ato si “përralla juridike”. Në një diskutim në “Përballje Podcast”, ai theksoi se interpretimi i normave kushtetuese kërkon qasje profesionale dhe referim të drejtpërdrejtë në nene dhe kapituj të Kushtetutës. “Nëse interpretimi bëhet pa nene, pa kapituj, ajo quhet përrallë juridike”, deklaroi Kryeziu shkruan Telegrafi. Sipas tij, interpretimi […]

today23/03/2026

Art & Kulturë

Publikohet traileri i parë për filmin e ri “Spider-Man”

Traileri i parë për filmin “Spider-Man: Brand New Day” sjell rikthimin e Tom Holland si Spider-Man, një nga heronjtë më të famshëm të Marvel. Është filmi i katërt i pavarur i Spider-Man brenda Universit Kinematografik Marvel (MCU), premiera e të cilit është planifikuar për 31 korrik. Vazhdimi i filmit “Brand New Day” shënon paraqitjen e parë të Holland në kinema si një personazh i filmave të Marvel që nga filmi […]

today19/03/2026

Art & Kulturë

Hapet ekspozita personale e fotografit Blerim Gjinovci

Mbrëmë u hap ekspozita personale e fotografisë “Përtej Pamjes – Njeriu, Natyra dhe Dinjiteti” nga Blerim Gjinovci, shkruan KultPlus. Kjo ekspozitë sjellë një reflektim të ndjeshëm mbi raportin mes njeriut dhe mjedisit. Gjithashtu, ajo trajton dinjitetin në përditshmëri përmes detajeve vizuale që shpesh kalojnë pa u vënë re, por mbartin histori të thella. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 27 mars 2026. /KultPlus.com

today19/03/2026