Zgjerohet vaksinimi kundër HPV-së, IKShPK: Hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar rekomandimin e Komitetit Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI), për zgjerimin e grup-moshave për vaksinim kundër Human Papilloma Virusit (HPV). Sipas njoftimit të IKShPK-së, ky vendim është në përputhje me evidencën më të fundit shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare, dhe synon rritjen e mbrojtjes së popullatës ndaj infeksioneve me HPV, parandalimin e kancerit të qafës së […]