play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

clubfmuser

10801 Results / Page 16 of 1201

Background

Art & Kulturë

“Nga Loja në Galeri”, punëtoria dyditore me Petrit Hoxhën

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, të enjten ka nisur punëtoria dy-ditore “Nga Loja në Galeri”, e cila i dedikohet pjesëmarrësve mbi 16 vjeç dhe udhëhiqet nga Petrit Hoxha. Aktiviteti synon të trajtojë video-lojërat si formë arti, duke kombinuar diskutimin teorik me atë praktik. Petrit Hoxha është zhvillues dhe dizajner i lojërave, puna e të cilit eksploron përvoja virtuale eksperimentale. Ky aktivitet mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00.

today17/04/2026

Aktualitet

Kurti darkë pune me Sorensen, fokusi te integrimi evropian dhe dialogu me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimi Evropian, me theks të veçantë në përafrimin e plotë të politikës së jashtme të vendit me atë të bllokut evropian, si një nga prioritetet strategjike të institucioneve […]

today16/04/2026

Art & Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës me “Carmina Burana” në Kolumbi

Baleti Kombëtar i Kosovës do ta ketë një tur të prezantimeve në Amerikën Latine, e që në kuadër të këtij turi do të prezantohet edhe në Cali të Kolumbisë, shkruan KultPlus. Me “Carmina Burana”, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet më 19 maj të këtij viti e që shhaqjen do ta prezantojë në ora 19:00 në Arena Carlos Andrés Pérez Galindo (USC). “Carmina Burana” është punuar me koreografi të […]

today16/04/2026

Aktualitet

Britania e Madhe kthehet në Erasmus gjashtë vite pas Brexit-it

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian njoftuan sot se kanë nënshkruar një marrëveshje për t’u ribashkuar me Londrën në programin evropian Erasmus, gjashtë vjet pas Brexit-it. Britanikët ndaluan së marrë pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve në dhjetor 2020, kur Mbretëria e Bashkuar doli nga BE-ja. Qeveria britanike tha sot se më shumë se 100,000 njerëz”do të përfitojnë nga Erasmus në vitin e parë të rikthimit të tij në […]

today16/04/2026

Aktualitet

Derivatet më lirë sot, çmimet shënojnë rënie të lehtë krahasuar me dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00. Sipas njoftimit, çmimet kanë shënuar një ulje të lehtë prej 1 centi për litër krahasuar me ditën e djeshme. Çmimet aktuale janë: Nafta (dizel): 1.75 euro për litër, Benzina: 1.43 euro për litër dhe Gasi: 0.88 euro për litër […]

today16/04/2026

Art & Kulturë

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj sjell “Pa të nesërme”, shfaqje që trazon botën e të rinjve

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup, sjell për publikun shfaqjen “Pa të nesërme”, një vepër për të rinj me regji të Shenaj Mandak, e cila do të prezantohet më 16 dhe 20 prill, duke filluar nga ora 20:00. Kjo shfaqje vjen si një rrëfim i fuqishëm skenik që prek nga afër realitetin emocional, shoqëror dhe psikologjik të brezit të ri, duke e kthyer skenën në një pasqyrë […]

today15/04/2026

Aktualitet

Pse shtëpia juaj ka shumë aroma të pakëndshme në pranverë?

Edhe pse pranvera simbolizon freskinë, është pikërisht atëherë që shumë njerëz vënë re se shtëpia e tyre nuk mban më erë siç duhet, dhe ekspertët kanë shpjeguar pse shfaqen më shpesh aroma të pakëndshme. Një nga gjërat më të mira të pranverës, së bashku me bollëkun e dritës së diellit, është aftësia për të hapur dritaret pa pasur frikë nga i ftohti. Në këto raste, mund të vini re një […]

today15/04/2026

Aktualitet

Tri gjëra që duhet të bëni kur zgjoheni për të ulur tensionin e gjakut

Pothuajse gjysma e të rriturve kanë tension të lartë të gjakut, por zakonet e vogla në mëngjes mund të ndihmojnë në kontrollin e tij. Ekspertët ndanë rekomandimet e tyre për Eating Well mbi atë që mund të bëni menjëherë pasi të zgjoheni për të ulur tensionin e gjakut dhe për të mbrojtur zemrën. Zgjohuni me frymëmarrje të ngadaltë Përpara se të hapësh sytë ose të çohesh nga shtrati, mund ta […]

today15/04/2026

Aktualitet

Çmimi tavan, kaq shitet një litër naftë sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 15 prill 2026. Sipas njoftimit nga MINTI, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.76 centë, 2 cent më lirë sesa ditën e djeshme. Kurse, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.44 centë, kurse për gazin 89 centë.

today15/04/2026