play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

ATK: Këngëtarët e estradës i kanë paguar vitin e kaluar 1.2 milion euro tatim shtetit

today10/07/2023

Background
share close

ATK: Këngëtarët e estradës i kanë paguar 1.2 milion euro tatim shtetit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka publikuar të hënë kurbën në rritje të tatimeve të paguara nga estrada për vitin 2023, krahasuar me dy vitet paraprake.

Raportohet se nga 1 janari e deri në përfundim të qershor, këngëtarët e estradës i kanë paguar shtetit mbi 1.2 milion euro tatim.

ATK në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, thekson gjatë gjithë vitit të kaluar, estrada paguan dy (2) milionë euro tatim, ndërsa sivjet vetëm për gjysmë viti janë paguar afro 1.2 milion.

Kjo ka shkaktuar rritje të deklarimit dhe pagesave me mbi 100 për qind.

“Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%. Përderisa vetëm në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%