Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/02/2022
Ashton Kutcher ka hapur zemrën dhe librin e kujtimeve. Si rrallëherë ka folur për ish-gruan e tij, aktoren Demi Moore.
Ashton u trajtua nga mediat në atë kohë si tradhtari. Ai dhe Demi kishin diferencë në moshë. Ajo ishte 15 vite më e madhe dhe lidhja e tyre është ndjekur gjithmonë nga një hije paragjykimi.
Kështu që ndarja nuk u përballua dhe aq lehtësisht për Ashton, që pavarësisht i kujt ishte faji, u cilësua si fajtori.
“Menjëherë pasi u zyrtarizua divorci, shkova në mal për një javë dhe qëndrova vetëm. Nuk kisha ushqim me vete dhe as alkool. Kisha vetëm ujë dhe çaj. I lashë kompjuterët, celularin, gjithçka. Isha vetëm dhe nuk kisha me kë të flisja. Kisha vetëm një fletore, një stilolaps, ujë dhe çaj për një javë të tërë”, tregon Ashton.
Ai u izolua për një javë në Big Sky në Montana larg titujve të revistave.
“Kam shkruar ne fletore për të gjitha marrëdhëniet që kam pasur, ato për të cilat kam ndjerë se ka ende ndonjë urrejtje apo mendime të dyta, të pathëna. Dhe unë i shkrova një letër secilës prej ish-të dashurave e ua dërgova në ditën e 7-të”, rrëfen aktori.
Sot e konsideron një gjest çlirues që e ndihmoi të rishikonte gjithë sjelljen e tij dhe të vazhdonte përpara.
APA, Shoqata Amerikane Psikologjike, konfirmon se kjo sjellje, pra ajo e shkrimit të letrave duke mësuar nga përvojat negative, nëse bëhet me qëllimet e duhura, ka përfitime të shkëlqyera për personin, përmirëson gjendjen e tij mendore dhe sjell përmirësime në system imunitar.
Ashton është tashmë i martuar me Mila Kunis dhe kanë bashkë dy fëmijë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)