Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/07/2023
Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për të ‘goditur’ trendin më të fundit në rritje, të fansave që po godasin artistët me objekte në skenë gjatë performancave të tyre.
Trendi nisi muajin e kaluar kur Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, e ndjekur nga një fanse që hodhi hirin e nënës së saj në skenë, në koncertin e këngëtares Pink.
Adele, e cila vazhdon të performojë gjatë fundjavave në “Ceasar’s Palace Hotel & Casino”, me shaka ‘guxoi’ publikut t’i hidhte diçka, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 35 vjeçe, tha: “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën e shfaqjes së mbretit në këtë moment?”.
“Duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni, po guxuat të më hidhni diçka, unë do të t’ju vras mbret”, tha ajo.
Më pas ajo mori në shënjestër me topin e saj të bluzës dhe e gjuajti atë në turmë përpara se t’u thoshte atyre që ‘mos i hidhnin gjërat artistes’, më pas filloi të qeshte se ‘mund të gjuante gjëra ndaj audiencës’.
Kjo vjen pasi Pink, 42 vjeçe, ngeli e shtangur kur një fanse hodhi hirin e nënës së saj të vdekur në skenë.
Ndërkohë diçka të ngjashme ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Gjatë një koncerti në New York, ajo u godit në fytyrë me telefon nga një burrë në audiencën e koncertit.
Por nuk ishte vetëm Bebe, pasi pak ditë më pas diçka e ngjashme i ndodhi edhe artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.
Ajo ishte duke interpretuar në skenë, kur një djalë u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë atë në fytyrë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)