Kryeministri Kurti: Ansambli ‘Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mbrëmë shënoi 60-vjetorin e themelimit si ansambël profesionist. Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit ktheu në kujtesë vitin 1984, kur ky ansambël së bashku me Nexhmije Pagarushën, përfaqësuan kulturën tonë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Sarajevë, si dhe vitet 1985 dhe 1986, kur triumfuan në festivalet ndërkombëtare në Sidmouth dhe Dijon. “Edhe në periudhat […]