Kremtohet 100-vjetori i shkollës së themeluar nga patriotët Qiriazi-Dako
Kolegji “Qiriazi”, pasardhës i Institutit Femëror “Qiriazi”, i themeluar në Kodër-Kamzë në vitin 1922, ka kremtuar 100-vjetorin, me një ceremoni ku kanë qenë të ftuar autoritete vendore dhe të huaja, si zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole, prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, rektorë universitetesh e deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Shkolla Shqipe e Vashave, në Korçë ishte një shkollë për vajza […]