Fundi i një grabitjeje 10-vjeçare arti: Gjenden pikturat e vjedhura të Chagallit dhe Picassos
Një grabitje arti prej një dekade ka marrë fund, pasi policia belge gjeti pikturat e vjedhura të Chagallit dhe Picassos në një bodrum në qytetin e Antwerp. Piktura, “L’homme en prière” e Marc Chagall (“Njeriu në lutje” – 1970) dhe “Tête” e Pablo Picasso (“Koka” – 1971), u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në shkurt 2010. Vlera e tyre e përbashkët është rreth 826 mijë euro, […]