“Ktheje ka Zagrebi” promovohen librat e poetëve kroatë në Kosovë
Ditën e djeshme, më 28 maj, në ditën e dytë të Ditëve të Kulturës në Kosovë “Ktheje ka Zagrebi”, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, u bë prezantimi i librave të autorëve të njohur kroatë të përkthyera në gjuhën shqipe. Poetja Jadranka Pintarić prezantoi librin e saj “Mirë jam, të tjerat janë gënjeshtra”, Diana Burazer prezantoi librin me poezi “Mollët e qiellit”, Davor Šalat prezantoi librin me poezi “Interpretimi i dimrit” […]