Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mes orëve të gjata të punës, përgjegjësive familjare dhe lajmeve të shumta, nuk është çudi që mund të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës. Megjithatë, ekspertët thonë se ndërsa lodhja mund të jetë e zakonshme, kjo nuk do të thotë se është normale apo e shëndetshme, shkruan Mirror.
Në fakt, lodhja mund të ketë shumë shkaqe, duke filluar nga dieta deri te shëndeti mendor.
Dieta
Nuk duhet të jetë befasi që dieta mund të ketë efekt në nivelet tuaja të energjisë.
“Një dietë me ushqime të përpunuara, sheqer dhe yndyrna të pashëndetshme mund të kontribuojë në lodhje. Këto ushqime mund të shkaktojnë rënie të sheqerit në gjak dhe mungesë të lëndëve ushqyese thelbësore, për të cilaat trupi ka nevojë për të funksionuar në mënyrë efektive, duke çuar në ndjenjën e lodhjes”, shpjegon Nicholas Dragolea, një mjek britanik që punon me Noble Medical.
Keni mungesë të vitaminës D
Mungesa e vitaminës D mund të ndikojë gjithashtu në nivelet e energjisë, thonë ekspertët. Studimet tregojnë se 42 për qind e popullsisë amerikane ka mungesë të vitaminës D.
“Nivelet më pak se optimale të vitaminës D mund të kontribuojnë në lodhje, gjumë të dobët, ndjenja të trishtimit dhe një sërë problemesh të tjera”, ka thënë Kathryn Werner, psikiatre.
Nuk ushtroni mjaftueshëm
Një tjetër shkak i zakonshëm i lodhjes kronike është mungesa e ushtrimeve – që do të thotë se mund të përmirësoni shëndetin duke u ngritur dhe duke lëvizur më shpesh.
“Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në dobësi të muskujve dhe nivele të ulëta të energjisë. Ushtrimet e rregullta mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të përmirësojnë humorin dhe të rrisin nivelet e përgjithshme të energjisë, duke luftuar lodhjen”, shpjegon Dragolea.
Alkooli pengon gjumin
Konsumimi i drogës dhe alkoolit, edhe në sasi të moderuar, mund të ketë efekt depresiv në sistemin nervor.
Ekspertët shpjegojnë se për disa orë pas pirjes, alkooli mund të rrisë nivelin në trup të hormonit të stresit, epinefrinë. Kjo shpejton rrahjet e zemrës, gjë që do t’ju zgjojë gjatë natës.
Keni çrregullim humori
Ndonjëherë çrregullimet e humorit mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.
“Stresi kronik, ankthi dhe depresioni mund të ndikojnë ndjeshëm në nivelet e energjisë, duke çuar në lodhje. Çrregullimet e shëndetit mendor mund të shkaktojnë shqetësime në gjumë, oreks dhe humor, të gjitha këto mund të kontribuojnë në ndjenjat e rraskapitjes”, thotë Dragolea.
Në fakt, një studim i vitit 2018 i botuar në revistën mjekësore CNS Drugs ka treguar se më shumë se 90 për qind e pacientëve me çrregullim të madh depresiv raportojnë lodhjen si një simptomë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)