play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kuvendi i Preshevës shkarkon kryetaren Ardita Sinani

today11/04/2022

Background
share close

Ardita Sinani është shkarkuar nga posti i kryetares së Komunës së Preshevës.

Më 20 vota pro nga 38 këshilltarë sa ka gjithsej kuvendi komunal i Preshevës, u shkarkua Ardita Sinani.

“Alternativa për ndryshim” në Preshevë kishte mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës u kërkua shkarkimi i kryetares Sinani.

 

Sinani dje kishte kërkuar që të shtyhet mbajtja e kuvendit komunal për shkarkimin e saj, pasi sot do të zhvillonte një takim me kryeministri Albin Kurti, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti nga ky takim me përfaqësues tjerë politik të Luginës tha se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Sinani u shkarkua nga posti i të parës së Preshevës pas 1 viti në krye të  kësaj Komune.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.

 

Partnerët e koalicionit nga radhët e “Lëvizjes për Reforma” që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani kanë inicuar shkarkimin e saj ndërsa nuk janë përmendur arsyet për largimin e tyre dhe bashkëqeverisjen me partnerë tjerë.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%