play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Apelojnë mjekët: Mos i lejoni fëmijët të luajnë me lodra të imëta

today13/02/2024

Background
share close

Mjekët në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë bërë apel për prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Në një postim të SHSKUK-së në Facebook thuhet se përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe është kërcënues për jetë.

Në këtë postim SHSKUK-ja ka njoftuar se si mjekët i kanë shpëtuar jetën një fëmije njëvjeçar, i cili kishte gëlltitur një pjesë të lodrës.

“Një rast i tillë i rrezikimit të jetës te një fëmijë i moshës njëvjeçare është paraqitur në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku një fëmijë gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje. Fëmija i moshës njëvjeçare menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit te huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë heqjen e trupit të huaj”, thuhet në njoftim.

Në këto kushte fëmija është dërguar me urgjencë në sallë të operacionit. “Thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, thuhet në njoftim.

Image

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%