Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aleksander Ceferin është rizgjedhur edhe zyrtarisht President i UEFA-s, për të shkuar drejt mandatit të tij të tretë.
Kongresi i 47-të i UEFA-s, i mbajtur sot (e mërkurë) në Lisbonë, ka rizgjedhur unanimisht Aleksander Ceferin si President të UEFA-s për periudhën 2023–2027.
“2027. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur për një mandat tjetër katërvjeçar në Kongresin e UEFA-s në Lisbonë”, thuhet në njoftim.
Në fjalën e tij të pranimit, Ceferin, i cili ishte i vetmi kandidat, falënderoi delegatët për mbështetjen e tyre.
“Është një nder i madh, por kryesisht është një përgjegjësi e madhe ndaj futbollit. Do të bëj çmos që të mos zhgënjej”, përfundoi presidenti i UEFA-s.
55-vjeçari slloven ka shërbyer si presidenti i shtatë i UEFA-s që nga viti 2016, kur ai zëvendësoi ish-legjendën franceze, Michel Platini.
Ai u rizgjodh më pas në vitin 2019 dhe tani do të jetë presidenti deri në vitin 2007, duke shkuar drejt përfundimit të mandatit të tretë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)