play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

6382 Results / Page 700 of 710

Aktualitet

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur të pajtohen për diçka

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se për takimin e tretë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duhet atmosferë konstruktive dhe paqësore. Ai theksoi se procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka ngecur, por “po zhvillohet kryesisht në nivelin e kryenegociatorëve”. Sipas tij, takimet e kryenegociatroëve po bëhen për të përgatitur takimin e tretë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit […]

today23/03/2022

Aktualitet

Zelensky i bën thirrje botës për protesta në njëmujorin e luftës

Më 24 mars është bërë një muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës.   Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje njerëzve në gjithë botën që të dalin në rrugë dhe të protestojnë si shenjë mbështetjeje për Ukrainën. Ai ka thënë se lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër lirisë së njerëzve gjithandej – dhe që bota duhet ta ndalë […]

today24/03/2022

Aktualitet

Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, reagojnë vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët

Vendet e QUINT-it kanë reaguar sot lidhur me refuzimin e  Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë […]

today23/03/2022

Aktualitet

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja sot ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë Kryeministri Albin Kurti njoftoi se këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve nga ShBA-të, BE-ja dhe partnerët e tjerë.  “Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozuar vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike […]

today23/03/2022

Aktualitet

Qeveria ndan 100 mijë euro për kontingjentin e parë të ndihmave për Ukrainën

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të dërgojë kontingjentin e parë me ndihma humanitare për Ukrainën , në vlerë 100 mijë euro, shkruan Gazeta Express. Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do të bëhet si përgjigje e thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare. “Në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësive të saj diplomatike dhe përmes shprehjes së solidaritetit me popullin e […]

today23/03/2022

Aktualitet

Kryeministri Kurti paralajmëron hetim të ri për veteranët

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar hetim të ri për numrin e veteranëve të luftës. Kurti ka insistuar se numri i veteranëve s'e kalon 20 mijëshin   Këtë shifër, Kurti e ka dhënë duke u bazuar në fjalët e Rexhep Selimit, duke thënë se ai është ndër personat që e di më së miri përbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Sipas Kurtit, me shifrën prej 60 […]

today23/03/2022

Aktualitet

Qeveria miraton propozimi-vendimin për mbrojtjen dhe strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina

Qeveria me shumicë votash ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për 20 gazetarë nga Ukraina dhe familjes së ngushtë të tyre.   Ministri Sveçla para kabinetit qeveritar paraqiti propozim-vendimin për të cilin tha se është urgjent marrë parasysh gjendjen e luftës në Ukrainë. “Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky […]

today23/03/2022

Aktualitet

Kurti numëron zyrtarët që kanë ardhur në Kosovë – na kanë vizituar si rrallëherë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e qeverisjes ka thënë se Kosova këtë vit është vizituare nga presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, shkruan Gazeta Express. Ai tha se këto vizita janë bërë si rrallëherë më parë. “Vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministra të jashtëm. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, presidenti […]

today23/03/2022

Aktualitet

SHBA dhe aleatët propozojnë përjashtimin e Rusisë nga G20

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë përjashtimin e Rusisë nga G20.   Reuters raporton se Polonia iu kërkoi zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë në grup dhe se ata morën një “përgjigje pozitive”, raporton BBC. G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin.   Një shtytje e […]

today23/03/2022