Kosova ndalon eksportin e disa produkteve ushqimore
Gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri nuk do të lejohet të eksportohen nga Kosova në vendet tjera, ka vendosur Qeveria e Kosovës të mërkurën. Në arsyetimin e vendimit, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se kjo bëhet me qëllim që të mos rrezikohet furnizimi i popullatës. “Lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë po vështirësojnë furnizimin me produkte bazë të ushqimit. […]