Ukraina fillon shembjen e monumentit të miqësisë me Rusinë
Autoritetet ukrainase kanë nisur çmontimin e një monumenti kushtuar miqësisë ruso-ukrainase. Harku i “Miqësisë së Popujve”, i cili ndodhet në kryeqytetin e Kievit, u vendos në vitin 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës dhe Rusisë. E vendosur në një kodër me pamje nga lumi Dnieper, monumenti ikonë përbëhet nga një hark në formë të ylberit, një statujë bronzi që përshkruan punëtorët rusë dhe ukrainas dhe një pllakë prej graniti. […]