Haradinaj fton Prokurorinë për hetime: Ka dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur në faturat e rrymës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka “dyshime serioze që qytetarët janë vjedhur” dhe se ka pasur fryrje të faturave të energjisë. Për këtë ai ka ftuar Prokurorinë që të fillojë hetimet edhe për këtë çështje, përveç asaj që tha se janë bërë punësime abuzive në KEK. “Kryeministër kriza energjetike në Kosovë nuk zgjidhet me punësimin enorm të militantëve partiakë e as të atyre që sipas […]