play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5792 Results / Page 563 of 644

Aktualitet

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon nga Specialja të dijë origjinën e materialeve shfajësuese

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që të dijë nëse materialet shfajësuese që po nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e kanë burimin te shërbimet sekrete apo te prokuroritë serbe. Më 20 maj në Dhomat e Specializuara po mbahet seanca e 12-të statusore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që akuzohen për krime lufte dhe krime […]

today20/05/2022

Aktualitet

Suspendohen dy zyrtarë policorë, njëri prej tyre me gradën major – keqpërdorën pozitën zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime […]

today23/05/2022

Aktualitet

Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë është diskriminues

Avokati i Popullit publikoi sot opinionin ex officio lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore në Kosovë që trajton ligjshmërinë dhe mbi të gjitha elementet e të drejtave të njeriut që mund të jenë shkelur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për përcaktimin e strukturës tarifore. Avokati i Popullit vlerëson se vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve. “Tarifat e […]

today23/05/2022

Aktualitet

EULEX-i: Po mbështesim Institutin e Mjekësisë Ligjore për kërkimin e personave të zhdukur

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar të premten se ekspertët e tyre mjeko-ligjorë janë në mbështetje të Institutit të Mjekësisë Ligjore për punën në terren për kërkimin e personave të zhdukur. Sipas EULEX-it, ky proces është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e specialistëve të mjekësisë ligjore si dhe palëve të përfshira. “Arkeologu mjekoligjor i EULEX-it po ofron ekspertizë teknike në gërmimet në lokacionin Stavajl […]

today20/05/2022

Aktualitet

Dogana për herë të parë kalon gjysmë miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës njoftoi të premten se për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit. Siç bëhet e ditur në njoftim, kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej gjysmë miliardi. “Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri […]

today20/05/2022

Aktualitet

Gjermania nis partneritet energjetik me Katarin për t’u distancuar nga gazi rus

Gjermania dhe Katari ranë dakord të premten për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Berlin në vitin 2024. Katari do të jetë faktor kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për t’u distancuar nga gazi rus, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al […]

today20/05/2022

Aktualitet

Sërish testim në kryeqytet për shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Komuna u bën thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për […]

today20/05/2022

Aktualitet

Kurti takohet me senatorin Bob Menendez, flasin për sigurinë dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë. Zyra e Kryeministrit njofton se përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Kosovës, si dhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të këtij takimi. “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner […]

today20/05/2022

Aktualitet

QUINT-i sërish i bën thirrje Qeverisë të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Shtetet e QUINT’it me një deklaratë të përbashkët i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit. “Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhet në reagimin e tyre. Shefat e […]

today20/05/2022

0%