play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5796 Results / Page 555 of 644

Aktualitet

Mungon gjykatësja, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari

Për shkak të mungesës së gjykatëses Shadije Gërguri, është shtyrë seanca e paraparë të mbahej të hënën, në rastin ku Labinot Gruda dhe Kadri Shala akuzohen për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shtetit. Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se gjyqtarja Gërguri mungon për shkak të një urgjence. Në këto rrethana, seanca e sotme u shty, ndërsa ajo e radhës u caktua më 13 […]

today30/05/2022

Teknologji

iPhone vjen edhe me një ngjyrë tjetër këtë vit?

Apple mund të jetë duke punuar për një ngjyrë të re të iPhone “për t’ju tunduar” këtë vit. Siç edhe është bërë e ditur, gjiganti i teknologjisë pritet të lansojë iPhone 14 më vonë këtë vit – me një surprizë të veçantë. Ne presim katër modele: iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Dhe një ngjyrë e re pritet të shtohet për modelet iPhone […]

today30/05/2022

Aktualitet

Krerët e shtetit takojnë ambasadorët e QUINT-it: Vettingu, parakusht për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vettingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidencës, liderët institucionalë […]

today27/05/2022

Aktualitet

Osmani në Mal të Zi: Ballkan të Hapur mund të ketë kur ka trajtim të barabartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të hapë Ballkanin vetëm nëse ka barazi. Në këtë drejtim, Osmani tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por se rëndësi ka edhe se me kë rrethohesh. “Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë […]

today30/05/2022

Aktualitet

Shitblerja e “dijes”

Shitblerja e punimeve, me të cilat studentë të caktuar diplomojnë në nivelin ‘bachelor’ dhe ‘master’ në universitetet dhe kolegjet në Kosovë, tash e disa vite, është shndërruar në dukuri, thonë hulumtues nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”. Kjo organizatë, qysh në vitin 2017, ka publikuar një hulumtim, që ka nxjerrë në pah, sipas saj, dukurinë e shitblerjes së punimeve për diploma universitare. Së voni, hulumtimit i është bërë […]

today27/05/2022

Aktualitet

​Dita Botërore e Sklerozës Multiple

30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple. Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijësuar mijëra njerëz anë e mbanë botës. Rreth 2.8 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje. Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, […]

today30/05/2022

Aktualitet

LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së

Lidhja Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Arben Gashi. Gashu theksoi se vendimet e bordit të ZRrE-së kanë qenë jo transparente dhe diskriminuese ndaj konsumatorëve. Sipas tij, papërgjegjësia e bordit të ZRrE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve. “Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht […]

today27/05/2022

Aktualitet

MPJD dhe AKI nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës (AKI) Sipas një njoftimi për media thuhet se sot në objektin qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla- Schwarz, dhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti. “Ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe […]

today27/05/2022

Aktualitet

BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III

Bashkimi Evropian dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III. Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar sot në Prishtinë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA) të miratuar nga Komisioni Evropian. Bislimi nënshkroi FFPA-në, e cila, pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë […]

today27/05/2022

0%