Nis takimi Kurti-Michel
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti. Takimi mes Kurtit e Michel ka nisur, dhe i njëjti po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës. Në konferencën për media, Michel përmendi çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë proces vendosin vendet e BE-së, derisa i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale. […]