play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5806 Results / Page 518 of 646

Aktualitet

Osmani shefave të BE’së : Unë jam e vetmja në tryezë që më duhet të marr vizë për të marrë pjesë në Samit, hiqni vizat

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë publik fjalimin e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel. Kryefjalë e fjalimit të saj ka qenë liberalizimi i vizave raporton Gazeta Express. Osmani ka deklaruar se populli i Kosovës ndihen të diskriminuar në kontinentin ku jetojnë dhe se ajo është e vetmja në tryezë që i duhet të marrë vizë për të arritur në takim. “Ironia është që ne jemi këtu […]

today23/06/2022

Aktualitet

529 eurodeputetë votojnë pro statusit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Nga 588 eurodeputetë që kanë marrë pjesë në votim, 529 kanë votuar pro rezolutës së PE-së për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Eurodeputetët kanë shprehur përkrahje dërmuese që BE-ja t’i japë statusin kandidat tri shteteve të evropës lindore raporton Gazeta Express. 45 europarlamentarë kanë votuar kundër dhe 14 kanë abstenuar.  

today23/06/2022

Aktualitet

Nis seanca e Kuvendit, në rend dite edhe tërheqja e parave të Trustit

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është edhe Projektligji për tërheqjen e një përqindje të parave nga Trusti. Kjo pikë ishte paraparë për seancën e djeshme, por shkaku i mungesës së kourumit, seanca u shty për sot në ora 10:00. Nisma për tërheqjen e Trustit është e PDK’së, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër kësaj nisme.

today23/06/2022

Aktualitet

Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, kështu votoi Parlamenti Holandez

Deputetja Kati Piri, ka ngritur dje një mocion në Parlamentin e Holandës, përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, raporton Gazeta Express.  “Mocioni për liberalizimin e vizave […]

today23/06/2022

Aktualitet

Von der Leyen fanse e Dua Lipës, presidentja i fton atë, Michelin e Macronin në “Sunny Hill”

Presidentja Vjosa Osmani gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i ka ftuar në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. “Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë po zhvillohet festivali Sunny Hill i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”. Von […]

today23/06/2022

Aktualitet

Borrell: Në fund të qershorit mund të ketë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë evropiane, Josip Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm me arritjen e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. Ai, në një konferencë për media para fillimit të samitit të sotëm në Bruksel, ka deklaruar se deri në fund të muajit qershor ka gjasa që të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Kam dëgjuar […]

today23/06/2022

Aktualitet

Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes Osmani në Bruksel

Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik, shkruan Gazeta Express. “Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e […]

today23/06/2022

Aktualitet

Nis punimet Samiti i BE-së, në Kosovë kanë pritje për liberalizimin e vizave

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës. Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të […]

today23/06/2022

Aktualitet

Dalin pamjet para nisjes së Samitit, presidentja Osmani shihet tek flet me Scholz e Von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet tani në Bruksel. Këshilli i BE-së, ka publikuar video nga arritja e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samit raporton Gazeta Express. Nga pamjet para nisjes së takimit shihet shefja e shtetit duke biseduar me Kancelarin Olaf Scholz dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Presidentja Osmani para takimit ka folur para gazetarëve lidhur me […]

today23/06/2022

0%