play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5806 Results / Page 516 of 646

Aktualitet

Përparim Rama: Jemi në proces të funksionalizimit të strehimores për qentë endacakë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë në proces të funksionalizimit të strehimores për qentë endacakë dhe se lokacioni është i gatshëm. Ai tha se i kanë edhe shtatë llote të reja për kapje, spastrim dhe sterilizim. Rama shtoi se me problemin e qenve endacak nuk mund të merret vetëm komuna por edhe Qeveria, andaj edhe duhet pritur vendimin e qeverisë për rregulloren e re për ligjin për […]

today24/06/2022

Aktualitet

Dëshiroi ta përshkruante Amerikën, por nga goja e Bidenit doli fjala “asfutmsifwffutsh”

Nuk u desh shumë kohë që përdoruesit e Twitter-it të “kryqëzojnë” presidentin amerikan, Joe Biden. Presidenti 79-vjeçar njihet për gafat dhe këtë herë ka arritur të dominojë sërish rrjetet sociale falë perlës së re. Gjegjësisht, ai duke iu drejtuar mediave në prani të zëvendëspresidentes, Kamala Harris deklaroi se “Amerika është një vend që mund të përkufizohet me një fjalë”. Megjithatë, kur iu desh ta thoshte atë fjalë, ai mërmëriti diçka […]

today24/06/2022

Aktualitet

Konferenca e Macron, Michel e Von Der Leyen – asnjë fjalë për heqjen e vizave

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron shteti i të cilit e udhëheqë presidencën e Këshillit, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për heqjen e vizave për Kosovën në konferencën për media pas takimit të 27 liderëve të BE-së raporton Gazeta Express. Hapësirën më të madhe në konferencën për gazetarë e pati Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia, […]

today24/06/2022

Aktualitet

Nuk miratohet Projektligji që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar në parim Projektligjin që lejon tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti). Kundër kësaj kanë votuar deputetët Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim. Seanca ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por ishte ndërprerë për shkak të protestës së veteranëve të luftës dhe mungesës së kuorumit. Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen […]

today23/06/2022

Aktualitet

Samiti i BE-së, retorika e kamotshme dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën – gjithçka nga takimi i liderëve në Bruksel

Një ditë më parë u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE  është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes […]

today24/06/2022

Aktualitet

ZRRE shqyrton sot kërkesën e “Elektrosever” për licencim

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të shqyrtojë sot kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, raporton KosovaPress. Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia […]

today24/06/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani udhëton për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë. Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore. Gjatë qëndrimit në Tajlandë, Osmani do të pritet nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha. Kurse në Samitin “Global Summit of Women”, Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e […]

today24/06/2022

Aktualitet

Ukraina dhe Moldavia bëhen edhe zyrtarisht kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ukraina dhe Moldavia janë pranuar si kandidate për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian të enjten, një lëvizje që do të rrisë moralin e vendit pas betejave të shumta me trupat ruse. Kjo është bërë e ditur pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel teksa kanë diskutuar rreth kandidaturës së Ukrainës. Një hap i tillë vjen pas atij kur Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë me 529 vota […]

today23/06/2022

Aktualitet

Osmani takon Kancelarin e Austrisë: Austria mbështetë me ngulm liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë takimit me kancelarin e Austrisë, Presidentja Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Austria po luan rol të rëndësishëm […]

today23/06/2022

0%